Fizioterapisti shqiptar flet nga Kuvajti: Pas armëpushimit, nuk ka më sulme me raketa dhe dronë iranianë

11 Prill 2026 | 21:51

Në një lidhje live nga Kuvajti për “Review” me Greta Topjanën, fizioterapisti shqiptar Jetmir Korbi dha një pasqyrë mbi situatën aktuale në vend, duke deklaruar se pas armëpushimit gjendja është qetësuar ndjeshëm dhe se prej disa ditësh nuk janë regjistruar më sulme me raketa apo dronë nga Irani.

Sipas tij, gjatë periudhës së konfliktit 6-javor, situata ka qenë më e tensionuar gjatë natës, ndërsa gjatë ditës relativisht e qetë. Ai theksoi se institucionet kuvajtiane kanë menaxhuar situatën me sukses, duke neutralizuar mbi 97% të raketave dhe dronëve, ndonëse janë shënuar edhe dëme materiale në infrastrukturën energjetike dhe aeroport, si dhe disa humbje jetësh si pasojë e copëzave të predhave.

Ai u shpreh se aeroporti i Kuvajtit vijon të mbetet i mbyllur për arsye sigurie, ndërsa shkollat janë zhvendosur në mësim online ndërsa shtoi se komuniteti shqiptar në Kuvajt është i vogël dhe i lidhur ngushtë, ndërsa disa familje janë larguar përkohësisht nga vendi.

“Momentalisht situata në Kuvajt është e qetë. Ka rreth tre ditë që Irani nuk ka gjuajtur drejt Kuvajtit as dronë as raketa. Gjatë 6-javorshit të luftës ne kemi pasur çdo natë goditje, duke filluar në fillim me aeroportin e Kuvajtit, i cili vijon të jetë i mbyllur deri në momentin kur u arrit armëpushimi. Ka dy-tre netë që jemi të qetë. Gjatë muajit të luftës Kuvajti gjatë ditës ka qenë i qetë, vetëm natën kishte goditje. Normalisht shteti i Kuvajtit, Ministria e Mbrojtjes, me një sukses shumë të lartë ka arritur që mbi 97 përqind të raketave dhe dronëve t’i neutralizojë. Normalisht ka dëme materiale në rafineritë e naftës dhe në aeroport, ka humbje në njerëz nga copëzat e dronëve ose predhave që kanë marrë jetën e disa njerëzve këtu në Kuvajt. Gjatë gjithë periudhës së luftës shteti e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të duhur. Nuk ka pasur limite ekstreme. Njerëzit, dhe unë për vete punoj në spital privat, kam vazhduar punën çdo ditë, nuk e kam ndërprerë. Administrata e rafinerive të naftës ka pasur limitime rreth 30 përqind, një pjesë tjetër kanë punuar nga shtëpia. Shkollat vijojnë të jenë të mbyllura dhe bëhen online, ashtu si edhe aeroporti për çështje sigurie është i mbyllur. Ne jemi komunitet i vogël shqiptar këtu në Kuvajt dhe pothuajse njihemi me njëri-tjetrin. Ka shqiptarë në fushën e pedagogjisë dhe mjekësisë. Kemi pasur mbështetjen e plotë të ambasadës, e cila ka ofruar për shqiptarët që donin të largoheshin transport dhe ndjekje deri kur të vinin në Shqipëri përmes rrugëve tokësore, të cilat nuk janë mbyllur asnjë ditë. Kemi disa familje që janë larguar nga Kuvajti përkohësisht dhe kur situata të normalizohet do rikthehen. Ne kemi qëndruar këtu për shkak të punës, por sigurisht nëse ka përkeqësime mund të largohemi nëpërmjet rrugëve tokësore.Shpresojmë të arrihet një marrëveshje, pasi edhe ne do jemi më të qetë të shohim si do shkojë situata nga bisedimet sot dhe nesër dhe ne do e mendojmë çfarë do të bëjmë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026