Bonusi për pensionistët dhe rritja e pagave, Berisha: Rama gënjen qytetarët

12 Prill 2026 | 18:31

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një videomesazh ditën e sotme akuzoi Edi Ramën për mashtrime mbi rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke e cilësuar bonusin për pensionistët minimal dhe qesharak.

Berisha theksoi se pagat mbeten më të ulëtat në rajon dhe fajësoi qeverinë për emigrimin masiv, duke iu referuar të dhënave të Eurostat.

Sipas tij, pensionistët marrin pension sa 2 kg domate në muaj, ndërsa shtoi se nisur nga rritja dhe abuzimi me çmimet, Rama mashtron sa i takon rritjes së pagave.

Berisha vuri në dyshim edhe shifrat për investimet e huaja dhe deklaroi se ekonomia ndodhet në rënie, me tkurrje të prodhimit dhe eksporteve.

Fjala e plotë e kreut të PD-së:

Mirëdita, të dashur qytetarë dhe qytetare. Në monologun e tij të mashtrimit javor, Edi Rama sërish u rrek, u përpoq t’ju bindë ju se ka rritur në mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet. E vërteta është që bonusi i pensioneve për 690 mijë pensionistë është ndër më qesharakët. Janë 2 kile domate në muaj. Kjo është shtesa e pensioneve sipas qeverisë aktuale. Përveç kësaj, rrogat sërish mbeten rrogat më të ulëta në rajonin tonë, ndërkohë që në vitin 2013, ato ishin rrogat më të larta të rajonit. Sot, ai paraqiti si një sukses të madh konventën e diasporës. Me këtë rast duke përshëndetur të gjithë shqiptarët e diasporës, kudo që janë, edhe ata që vijnë në këtë konventë, por u theksoj se mikpritësi juaj është një nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të ekzistencës së tij, jo në dekada, por dhe më shumë. Ju rikujtoj të dashur shqiptarë të diasporës se vetëm në 10 vite të qeverisjes së tij, nga ky vend janë larguar 1.099.000 shqiptarë sipas Eurostatit dhe të gjithë këta vetëm në zonën e Shengenit, pa llogaritur zona të tjera. Pra të paktën 45 deri në 47% të shqiptarëve u larguan nga Shqipëria dhe sot Shqipëria ka atë lindshmëri që kishte 100 vite më parë. Ky zbatoi me përpikmëri platformën e Çubrilloviçit në këtë vend. Së fundi, foli për raportet e Bashkimit Europian. Sërish mashtroi. E vërteta është që IBAR, pas pesë diskutimesh në forumin përkatës të Bashkimit Europian, nuk u miratuar për shkak të bllokimit që Edi Rama i bëri arrestimit të Lubi Ballukut për të mbrojtur veten e tij dhe për shkak të bllokimit të hetimeve që janë bërë për akshin për të mbrojtur bashkëshorten e tij dhe rrethin e tij familjar. Pra, mund të themi se seriali i mashtrimeve të kësaj jave nuk ndryshonte nga të tjerët. Po kështu, foli për investimet e huaja, 1.6 miliardë euro. Duhet të theksoj se nga këto 1.6 miliardë euro sipas INSTAT-it, 800 milionë nuk janë investime të huaja, por janë reinvestime të parave shqiptare nga kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri. S’kanë asnjë gjë të përbashkët me investimin e huaj. Resti që është, 30% e tyre janë blerje nga shqiptarët të apartamenteve në Shqipëri. Kurse 18% mbeten gjithsej apo rreth më pak se 300 milionë euro janë investime direkte. Pra investimet e vërteta direkte në Shqipëri kanë rënë në nivelet e viteve 2004-2008 dhe janë ndër më të ultat e kohës. Sigurisht, blerja e apartamenteve është një investim, por një investim pa frut, i cili nuk sjell punësim, nuk sjell prodhim. Kështu që, edhe në këtë rast duhet të shtoj, prodhimi industrial është në recesion, prodhimi bujqësor është në recesion, eksportet kanë rënie dramatike. Ekonomia, rritja me të cilin rreh gjoksin Edi Rama, është një rritje që diktohet tërësisht nga taksat e larta dhe numri i madh i rrogëtarëve në borderot e shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026