Rama me operatorët turistikë në Vlorë: Kujdes me çmimet dhe cilësinë, përndryshe…
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, kërkoi që zhvillimi i turizmit të mos shihet vetëm si mundësi për fitim të menjëhershëm, por të bazohet në një strategji afatgjatë që garanton rikthimin e turistëve dhe qëndrueshmërinë e investimeve.
Ai theksoi se përvoja e disa vendeve të tjera tregon se, pasi janë përballur me një fluks të lartë turistësh, kanë vepruar gabim duke rritur çmimet dhe duke ulur cilësinë e shërbimeve, çka ka sjellë më pas largimin e vizitorëve dhe dështimin e investimeve. Sipas tij, operatorët nuk duhet të mendojnë ngushtë duke supozuar se miliona turistë do të vijnë çdo vit në të njëjtin nivel, pasi kjo mund të krijojë një “gropë” për vetë investimet e tyre.
“Qëllimi nuk është vetëm fitimi i menjëhershëm, por krijimi i një strategjie që garanton rikthimin e turistëve dhe jetëgjatësinë e investimeve. Janë dehur nga fluksi i turistëve dhe kanë vepruar si të dehur, duke ofruar shërbime të dobëta dhe duke rritur çmimet. Si rezultat, turistët janë larguar dhe investimet u kanë mbetur në derë.
Rama u shpreh se çmimet nuk i vendos qeveria dhe nuk ka instrumente për t’i kontrolluar ato, por theksoi se në turizëm ato duhet të udhëhiqen nga vizioni strategjik i vetë sipërmarrësve. Ai nënvizoi se investimet në hoteleri janë të mëdha dhe me kthim të ngadaltë, por të sigurt, ndaj kërkohet kujdes në mënyrën si ndërtohet oferta dhe si pozicionohet destinacioni në treg.
“Çmimet nuk i vendos qeveria, i vendos tregu. Por në këtë industri, ato duhet t’i udhëheqë vizioni strategjik për fatin e investimeve. Hoteleria ka investim të madh dhe kthim të ngadaltë, por të sigurt, ndaj duhet menduar mirë për të ardhmen e këtyre investimeve. Vlora mund të bëhet si qytetet në Portugali, Spanjë apo Turqi, ku të huajt nuk vijnë vetëm për pushime, por edhe për të jetuar. Disa miq nga Londra më thanë se nuk e mendonin që në Shqipëri mund të dalësh natën i qetë, ndërkohë që në Londër nuk del dot”, tha ai.
Në fund, Rama prezantoi edhe projektet zhvillimore për zonën, duke njoftuar se në Pashaliman do të nisë ndërtimi i anijeve ushtarake në bashkëpunim me Italinë. Sipas tij, ky projekt synon jo vetëm të plotësojë nevojat e vendit, por edhe ta kthejë Shqipërinë në eksportuese të anijeve ushtarake, duke sjellë punësim, zhvillim ekonomik dhe rritje të mirëqenies në zonë.
“Në Pashaliman do të fillojmë ndërtimin e anijeve ushtarake me Italinë. Do të bëhemi eksportues të rëndësishëm dhe kjo do të sjellë zhvillim, punësim dhe mirëqenie”, tha Rama.
I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës
Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, paraqet 5 kërkesat kryesore
- 12:21 Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike
- 12:19 I dyshuar për tentativë vrasjeje, arrestohet pas 3 vitesh 41-vjeçari në Durrës
- 12:16 Izraeli vret dy persona në Libanin jugor, shënohen viktimat e para në tre ditë armëpushim
- 12:09 Kriza politike në Rumani, Parlamenti rrëzon qeverinë e propozuar nga Adrian Vestea
- 12:07 Rubio viziton aleatët e Gjirit, do të prezantojë marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit
- 12:01 Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës