Emigrantët largohen pas Pashkëve, radhë kilometrike në Kapshticë
Mijëra emigrantë të cilët erdhën në Shqipëri për festën e Pashkës kanë nisur të rikthehen në shtetin helen.
Por si çdo vit edhe këtë herë ata po përballen me makthin e pritjes në doganë për shkak të fluksin mjaft të lartë dhe punës së ngadaltë që bëhet nga pala greke dhe me staf të reduktuar si pasojë e pushimeve.
Pasditen e sotme në Kapshticë radha i automjeteve i ka kaluar 5 km ndërsa mes emigrantëve ka edhe fëmijë të vegjël.
Situata të tilla përsëriten gjithmonë në raste festash sidomos Pashkës dhe Vitit të Ri. Çdo vit emigrantët kanë shpresuar se të tilla situata do të zgjidhen, por në fakt realiteti ndodh ndryshe.
Ndërkohë që në palën shqiptare punohet me sportele të plota, radha në tokën neutrale dhe në tokën shqiptare po mbërrin deri pranë fshatit Kapshticë.
Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
- 17:31 Starmer: Racizmi dhe intoleranca janë përkeqësuar në Britani
- 17:25 Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtare është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)