“Nuk janë hapur të gjithë apartamentet”, Hita: Po marrim kamerat e sigurisë për shkaqet e zjarrit

14 Prill 2026 | 19:29

Skënder Hita drejtori i policisë së shtetit tha se ende nuk dihen shkaqet  e zjarrit të madh që përfshiu pallatin në Tiranë mbrëmjen e së martës.

Në një prononcim për mediat nga vendngjarja Hita tha se forcat e FNSH dhe RENEA u vunë menjëherë në dispozicion për të mundësuar hapjen e dyerve të apartamenteve të pallatit atje ku banorët nuk kishin mundësi të dilnin por pohoi se ende nuk janë hapur të gjitha apartamentet pasi zjarri ende nuk është shuar plotësisht.

“Nuk kemi bërë ende një bilanc përfundimtar, kur të kontrollojmë të gjithë ambientet e pallatit do kemi në raport, zjarrfikësit kanë pësuar lëndime të lehta për shkak të asfiksisë. Janë angazhuar të gjitha forcat e policisë së shtetit, kemi njoftuar zjarrfikëset, janë vënë në dispozicion FNSH, RENEA për hapje të dyerve, ende nuk janë hapur të gjitha dyer. Po marrim të gjitha kamerat e sigurisë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit”, tha mes të tjerash Hita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026