Detaje nga operacioni i SPAK, mes urdhërarresteve dhe Jetmir Pepa

15 Prill 2026 | 10:04

SPAK ka ndërmarrë një operacion të gjerë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, duke lëshuar gjithsej 11 masa sigurie për persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhërarrest rezulton edhe Jetmir Pepa. Sipas burimeve paraprake, disa nga të dyshuarit janë vënë në pranga, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Operacioni dyshohet se lidhet me një hetim të mëparshëm të drejtuar nga prokurori Alfred Shehu, megjithatë deri në këtë fazë nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rolin konkret të secilit të përfshirë apo mbi shtrirjen e aktivitetit kriminal.

Autoritetet kanë bërë me dije se operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar, përfshirë sqarime mbi akuzat dhe provat e mbledhura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026