Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama
Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në një kompleks në zonën “Farmacia 10” në Tirana, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Në reagimin e tij, Kreu i Qeverisë thekson se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke nënvizuar se sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e objektit. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e sigurimit të banesave dhe përgjegjësinë e kompanive të sigurimit në raste të tilla.
Më poshtë reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”.
Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
- 16:18 Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
- 15:14 Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
- 15:03 GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 14:49 Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro