Monitoronte banesat dhe hynte me çelësa të kopjuar për t’i vjedhur, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi dyshohet se është autori i 4 vjedhjeve në banesa gjatë vitit 2026.
Sipas raportimit nga policia, në pranga ka rënë shtetasi B. H., 38 vjeç, i cili monitoronte banesat ku synonte të vidhte dhe hynte në to me çelësa të kopjuar, për të marrë para, bizhuteri dhe sende.
“Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Kopja”.
Monitoronte banesat ku synonte të vidhte dhe hynte në to, me çelësa të kopjuar, për të marrë para, bizhuteri dhe sende, identifikohet dhe kapet 38-vjeçari.
Hetimi zbardhi 4 vjedhje me të njëjtën metodë, të kryera nga 38-vjeçari (me precedent të theksuar për vjedhje), gjatë këtij viti.
Sekuestrohen sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.
Si rezultat i një hetimi disamujor, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e autorit të disa vjedhjeve në banesa, nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar, u finalizua operacioni i koduar “Kopja”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. H., 38 vjeç, autor i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, me këtë metodë, gjatë vitit 2026.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi B. H”, thuhet në njoftimin e policsë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
- 16:52 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë