Lojërat Mesdhetare në Kosovë, 5000 persona të angazhuar! Aliti flet për përfitimet ekonomike nga ky kompeticion

15 Prill 2026 | 12:20

Sekretari i përgjithshëm i Komiteti Olimpik i Kosovës, Besim Aliti, ka shpalosur planet për krijimin e një akademie të veçantë për përgatitjen e të rinjve që do të angazhohen në organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke theksuar se kjo iniciativë synon të mbulojë nevojat në burime njerëzore.

Duke folur për konceptin e akademisë dhe nevojat organizative, ai theksoi se fokusi do të jetë te të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimet dhe nuk kanë përvojë pune, të cilët do të trajnohen dhe më pas do të kenë mundësi punësimi në strukturat organizative. Sipas tij, numri i përgjithshëm i personave që do të angazhohen është shumë i madh.

“Ne do të bëjmë me një bashkëpunim ndërkombëtar një aftësim, një akademi për të aftësuar të rinjtë e Kosovës dhe këto janë fresh bachelor. Qëllimi është të edukojmë në fusha specifike të Lojërave Mesdhetare dhe të ndajmë 360 persona kombëtarë dhe 40 ndërkombëtarë. Minimumi i stafit që na nevojitet është 800 deri në 1000 të punësuar full time dhe 2500 deri në 3000 vullnetarë.

Pra jemi duke folur për të mobilizuar rreth 5000 persona për lojëra mesdhetare”, ka deklaruar Aliti në “SportCast”.

Në vijim, ai ka theksuar edhe ndikimin ekonomik që pritet të kenë këto investime, duke vlerësuar se ato nuk duhet parë si shpenzime, por si një qarkullim që rikthehet në ekonominë e vendit përmes punësimit dhe turizmit.

“Absolutisht po. Nuk është që kostot që krijohen janë vetëm kosto, të gjitha ato investime si në infrastrukturë dhe burime njerëzore kthehen në biznesin dhe popullin e Kosovës përmes tatimeve. Gjithashtu duhet të llogarisim edhe një fluks të madh të turizmit gjatë lojërave mesdhetare, që përbën të hyra indirekte për ekonominë”, ka shtuar ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026