Kurti darkë pune me Sorensen, në fokus të diskutimeve integrimi në BE dhe dialogu me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmjen e së mërkurës ka zhvilluar një darkë pune me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit mësohet se diskutua për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimi Evropian.
Në fokur ishte përafrimi i plotë i politikës së jashtme të vendit me atë të bllokut evropian, si një nga prioritetet strategjike të institucioneve të Kosovës.
Po ashtu, u vlerësua angazhimi i vendit në zbatimin e reformave të nevojshme në kuadër të këtij procesi. Pjesë e diskutimeve ishte edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshilli i Evropës, si një hap i rëndësishëm drejt integrimit ndërkombëtar.
Ata folën gjithashtu edhe lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe çështje të aktualitetit në vend, duke shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e brendshme dhe rajonale.
Kurti: Jemi të gatshëm për komunikim me opozitën
Kryeministri Rama uron 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Duhet bërë bashkëpunim me opozitën
- 22:19 Ukraina dhe Moldavia drejt BE-së, 27 vendet anëtare bien dakord për hapjen e “Themeloreve”
- 22:15 Trump vendos paqe me Europën: Ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin
- 22:13 Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithmonë mbështetje e palëkundur për Kosovën
- 22:04 Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 21:59 Dita e 13-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:58 Arrestohet aktorja e njohur turke