Shtyhen dy interpelanca në Kuvend, shkak mungesa e ministrave Nufi dhe Kumbaro
Dy interpelanca që pritej të zhvilloheshin këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend janë shtyrë përshkak të mungesës së dy ministrave.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi nuk ka mori pjesë në seancë për interpelancën urgjente të kërkuar nga PD lidhur me shoqërinë KAYO për shkak të ndryshimit të orarit të fluturimit lidhur me me një angazhim zyrtar të tij.
“Lidhur me interpelancën urgjente, për arsye objektive, për shkak të një angazhimi zyrtar të ministrit, për shkak të një ndryshimi të orarit të fluturimit, është e pamundur që të mbërrijë në interpelancë. Do të kërkonim që kjo interpelancë të shtyhet në seancën e radhës”, tha ministrja Ismaili.
Ministrja Mirela Kumbaro gjithashtu nuk mori pjesë në seancë pasi ajo ështe duke marrë pjesë në finalen e konkursit për gjuhën shqipe, ku ajo është organizatore.
Kryeparlamentari Niko Peleshi tha se ndan të njëjtin qëndrim me opozitën se interpelanca duhet të prevalojë mbi çdo axhendë tjetër.
“Ministri duhet të respektojë Kuvendin e Shqipërisë dhe të jetë këtu”, u shpreh ai.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme