Paralajmëron kreu i agjencisë së energjisë: Evropës i kanë mbetur edhe 6 javë karburant për avionët

16 Prill 2026 | 13:59

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ka paralajmëruar se Evropës i kanë mbetur rreth gjashtë javë karburant për avionët.

Në një intervistë me Associated Press, drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, paralajmëroi se anulimet e fluturimeve mund të fillojnë “së shpejti” nëse furnizimet me naftë mbeten të bllokuara nga lufta e Iranit.

Birol tha se Evropës i kanë mbetur “ndoshta rreth 6 javë karburant për avionët”, pasi mbyllja efektive e ngushticës së Hormuzit çoi në “krizën më të madhe energjetike me të cilën jemi përballur ndonjëherë”.

Ai i tha se ndikimi do të jetë “çmime më të larta të benzinës, çmime më të larta të gazit, çmime të larta të energjisë elektrike”, duke shtuar se disa pjesë të botës do të goditen më keq se të tjerat.

“Vija e parë janë vendet aziatike” që mbështeten në energjinë nga Lindja e Mesme, tha ai, duke përmendur Japoninë, Korenë, Indinë, Kinën, Pakistanin dhe Bangladeshin, duke shtuar: “Pastaj do të vijë në Evropë dhe Amerikë.”

Dhe nëse ngushtica e Hormuzit nuk rihapet, Birol tha se për Evropën se: Mund t’ju them se së shpejti do të dëgjojmë lajmin se disa nga fluturimet nga qyteti A në qytetin B mund të anulohen si rezultat i mungesës së karburantit për avionët.”

SHBA-të aktualisht po bllokojnë portet iraniane, ndërsa Teherani ka vendosur mina në rrugën ujore jetësore për të kufizuar trafikun përmes ngushticës.

Dje, shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, paralajmëroi se përçarja nga konflikti në Lindjen e Mesme do të vazhdojë edhe pasi të mbarojë lufta, duke shpjeguar: “Duhet të pranojmë se ndërprerjet nuk do të zhduken brenda natës, edhe nëse lufta mbaron nesër. Pse? Sepse një anije cisternë është një anije që lëviz ngadalë. Do të duheshin 40 ditë për të arritur deri në Fixhi.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Nju Jork, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan mbi...
09:57 | 11/07/2026

Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit

Një shpërthim i ciklosporiazës, një infeksion i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, është përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke ngritur shqetësime...
09:14 | 11/07/2026