Veliaj kallëzon Nesti Angonin dhe Nasta Pëllumbin, dy kallëzuesit e tij anonim

17 Prill 2026 | 14:07

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokuroria e Tiranës, ku kërkon verifikimin e dokumentacionit që ka shërbyer si bazë për nisjen e procedimit penal nr. 27/2024 ndaj tij.

Sipas kallëzimit, procedimi është regjistruar mbi bazën e një materiali të nënshkruar nga një person me emrin “Nesti Angoni”. Nga verifikimet e kryera, ky identitet nuk rezulton në regjistrat e gjendjes civile, duke e bërë të paqartë ekzistencën e tij.

Në dokument thuhet se materiali në fjalë nuk paraqitet si kallëzim anonim, por si një kallëzim i nënshkruar me identitet të deklaruar, çka sipas pretendimeve ka ndikuar në trajtimin e tij nga organet proceduese. Sipas të njëjtit qëndrim, kjo ngre çështje mbi vlefshmërinë procedurale të dokumentit.

Kallëzimi referon gjithashtu standardet e bëra publike nga SPAK, lidhur me kriteret që duhet të përmbushë një kallëzim për t’u regjistruar. Sipas pretendimit, në këtë rast dokumenti është trajtuar si kallëzim penal pavarësisht mungesës së elementeve të nevojshme formale.

Në të njëjtin kallëzim përmendet edhe një material tjetër i ngjashëm, i lidhur me një emër tjetër, “Nasta Pellumbi”, i cili po ashtu nuk rezulton i verifikueshëm. Sipas dokumentit, kjo situatë kërkon verifikim të mëtejshëm për të përcaktuar burimin e materialeve.

Në përfundim, kërkohet regjistrimi i një procedimi penal për falsifikim dokumentesh, identifikimi i autorëve të mundshëm dhe verifikimi i rrethanave që kanë çuar në nisjen e procedimit penal ndaj Veliajt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 34-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e kryeqytetit

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:07 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja nga Shkodra

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, me banim në Shkodër, ka humbur...
17:04 | 03/07/2026