23 protestues të shoqëruar! Hoti, Zhupa dhe Gjekmarkaj mbërrijnë te Komisariati nr. 1 (VIDEO)

17 Prill 2026 | 22:57

Deputetet e PD, Elda Hoti, Ina Zhupa dhe Agron Gjekmarkaj të shoqëruar edhe nga avokati Marash Logu kanë mbërritur në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë pas protestës. Ata kanë shkuar atje pasi 23 protestues janë shoqëruar nga policia gjatë tensioneve dhe incidentetve të regjistruara gjatë protestës së 7-të kombëtare të opozitës para Kryeministrisë.

Mësohet se mes tyre janë 4 të mitur. Dy të mitur ndodhen te Komisariati nr.1 ndërsa dy të tjerët te Komisariati nr. 6. Ata janë moshës 15 dhe 16 vjeç.

Policia ka sekuestruar dy çanta me molotov, maska dhe lëndë plasëse. Pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit nisën të hidhnin molotov dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë.

Policia reagoi menjëherë duke kryer disa shoqërime që në minutat e para të tensioneve. Tensionet më pas u zhvendosën para Parlamentit. Policia nuk lejoi protestuesit të afrohen pranë Parlamentit.

Kjo solli tensione mes tyre dhe përplasje por protestuesit nuk arritën të çanin kordonin e efektivëve. Pas disa tentativash, protestuesit u shpërndanë duke u mbyllu protesta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 14-të e protestës. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

Këtë të shtunë ashtu siç ishte njoftuar ka nisur në orën 18:00 protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec. Qytetarët të...
22:59 | 13/06/2026

Kush po dallohet në protestë? Nurellari: Po dalin figura të forta nga këto lëvizje

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e...
22:31 | 13/06/2026

“Më tremb retorika naziste: Do i zhdukim këta do sjellim të renë”, Gjyli: Na thoni pak manualin se jam trembur

Analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli ka ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen dhe drejtimin politik të protestës në Tiranë , duke shprehur rezerva ndaj gjuhës së përdorur...
22:16 | 13/06/2026