Kush po dallohet në protestë? Nurellari: Po dalin figura të forta nga këto lëvizje
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ai u shpreh se kjo protestë mund të mos prodhojë lidership të ri por theksoi se ka bashkuar qytetarët.
Ndër të tjera, Nurellari theksoi se në këto protesta kanë spikatur disa persona të cilët sipas tij kanë iniciativë dhe tendencë lidershipi.
“Domethënë, mundet skenari që kjo të ngelet në nivel horizontal edhe mos të prodhojë liderë, sepse në fund të fundit është një ombrellë e madhe, laramane. Aty ka të majtë, të djathtë si puna ime, ka njerëz që kanë prioritete të ndryshme. Dhe kjo është e mira e saj sepse të bashkuar për një gjë aty, dhe ai simboli i flamingos që ka dalë, që të bëhet një lloj simboli ombrellë që të kapë shumë njerëz të pakënaqur këtu në shoqëri, por që nuk i përkasin detyrimisht segmentit të njëjtë shoqëror, përkatësisë, formimit, profesionit, përkatësisë krahinore, fetare e kështu me radhë.
Pra, është një kombinim shumë i madh gjërash. Nuk e di, dhe unë shoh të vështirë që kjo të krijojë diçka monolite prej kësaj, në kuptimin e një formacioni politik. Por me sa kuptoj tani, sa e kam ndjekur nga afër dhe sa i njoh shumë njerëz, aty ka disa njerëz që janë duke spikatur, siç thashë, me tendenca lidershipi, që kanë efekt dhe marrin përsipër, dhe kanë iniciativë”, tha ai ndër të tjera.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit