Këlliçi: Kjo protestë do ketë nevojë për t’u studiuar për mënyrën si u ndërtua
Pedagogu Klejd Këlliçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me ditën e 14-të te protestës së qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ai theksoi se kalimi i protestës nga ambientaliste në kërkesat për rrëzimin e qeverisë është një fenomen që duhet studiuar.
“Kam përshtypjen që është një fenomen shumë specifik shqiptar, një lloj rregulli në kaos. Nuk ka një lëvizje të ngjashme për momentin që më vjen në mend që të artikulohet në kaq shumë ditë pa ndonjë program në fund, të qartë ose pa ndonjë qëllim shumë specifik.
Kalimi nga kërkesa, po të thuash, ambientaliste në kërkesa maksimale për rrëzimin e qeverisë. Mospasja e asnjë figure reference të rëndësishme, të re a të vjetër, nuk ka shumë rëndësi.
E kjo e bën shumë interesante edhe si fenomen për t’u studiuar më vonë. Do të jetë, jua garantoj, të paktën një objekt studimi në dy-tre vitet e ardhshme në fushën e lëvizjeve shoqërore edhe të këtyre fenomeneve të protestës. Kam përshtypje”, tha ai.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit