Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti: Shkuarja në zgjedhje nuk është opsion, jemi të hapur për zgjidhje
20 Prill 2026 |
09:17
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kurti theksoi se zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit.
“Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë që i fiton 80 e më shumë deputetë, ndaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicione të zhvillohen diskutime të sinqerta e të arsyeshme në interesin më të mirë të vendit tonë. Ne jemi të hapur për zgjidhje e cila i përgjigjet vullnetit qytetar”, tha Kurti gjatë fjalës së tij.
Lajme të Sugjeruara
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
- 22:14 Trump kërcënon se do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshja
- 21:59 Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet
- 21:40 Pacientët me sëmundje të rralla në Europë, pa mbështetje psikologjike
- 21:35 Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë
- 21:12 E pranishme në protestë, deputetja Marjana Koçeku reagon për Euronews Albania
- 20:59 “Albania is not for sale”, mesazhet e afishuara nga protestuesit në muret e Kryeministrisë