U kapën duke mbjellë fidanë kanabisi, vihen në pranga dy persona në Librazhd
Janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia e Librazhdit dy persona, të cilët në fshatin Xhyrë u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike.
Sipas raportimit të policisë, janë arrestuar shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të cilët kishin kultivuar në platforma polistiroli fidanë kanabisi.
“Si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u zhvillua operacioni i koduar “Faza e parë”.
Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë.
Ata u kapën në flagrancë, në zonën e pyllëzuar të këtij fshati, ku kishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.
Kontrollet dhe hetimet në kuadër të operacionit anticannabis “Faza e parë”, vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore