Siguria ushqimore, Rama: 900 subjekte rrezikojnë mbylljen nëse s’përmbushin standardet e BE
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me operatorët e biznesit ushqimor, ku theksoi se siguria ushqimore është një nga sfidat më të vështira dhe më komplekse të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kryeministri tha se 900 subjektet ushqimore që operojnë në vendin tonë rrezikojnë mbylljen apo përjashtimin nga tregu që ditën e parë të anëtarësimit të vendit nëse nuk përmbushin standardet e BE-së.
“Bashkimi Europian, siç e dini, ka sjellë përmes komisionit një përfaqësi ekspertësh që kanë parë pikat e prodhimit, të grumbullimit, të aktiviteteve që lidhen me produktet shtazore dhe nënproduktet e tyre dhe kanë lënë një sërë detyrash.
Kanë lënë një sërë detyrash për të cilat ne, përmes inspektoratit do duhet të ndërveprojmë me 900 subjekte që janë në territorin e Shqipërisë dhe që kanë rrezikun shumë të qartë, po që të gjitha, jo një e dy, që të gjitha sot, në kushtet që janë. Natyrisht që mes tyre ka disa që me pak gjëra mund t’i plotësojnë standardet dhe një shumicë tjetër që do duhet të bëjë më shumë. Rreziku i mbylljes dhe, ose përjashtimit nga tregu i stabilimenteve ushqimore që në ditën e anëtarësimit. Kështu që kjo kërkon në radhë të parë vetëdijesim, në radhë të dytë kërkon informim për të kuptuar ekzaktësisht që unë kam këtë pikë, bëj këtë aktivitet, çfarë duhet të bëj unë që ky investim të mos ma marrë lumi dhe si do më ndihmoni ju, qeveria shqiptare, strukturat e shtetit që unë t’ia dal në këtë proces?” tha Rama mes të tjerash.
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham
Incident verbal në nisje të protestës, tension mes qytetares dhe aktivistit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar