I dha zë identitetit dhe debatit kulturor shqiptar, kush ishte akademiku Rexhep Qosja
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja.
Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe letërsisë shqiptare, me një karrierë të gjatë akademike, letrare dhe publike në Kosovë dhe më gjerë.
Ai lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj dhe është formuar si studiues i letërsisë shqipe në Prishtinë dhe Beograd, ku përfundoi studimet universitare dhe doktoraturën. Që në vitet ’60 u angazhua në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku më vonë u bë edhe drejtues i tij, si dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.
Qosja ishte autor i dhjetëra veprave në fushën e kritikës letrare, studimeve albanologjike, eseistikës, dramës dhe prozës artistike. Ndër romanet e tij më të njohura janë “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje”, “Nata është dita jonë” dhe “Bijtë e askujt”. Ai është konsideruar një nga zërat më të rëndësishëm të modernizimit të dramës shqipe në vitet ’70.
Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.
Më tej, Qosja ka qenë përfshirë veçanërisht në çështjet e identitetit kombëtar shqiptar, ku ka hyrë në polemika të njohura me Ismail Kadare mbi përkatësinë evropiane dhe kulturore të shqiptarëve.
Përveç veprimtarisë letrare dhe akademike, ai është angazhuar edhe në jetën politike të Kosovës në vitet ’90, duke organizuar forume intelektuale dhe duke marrë pjesë në procesin e Rambujesë gjatë periudhës së luftës. Pas luftës, ka qenë pjesë e strukturave këshillimore politike në Kosovë.
Vatër zjarri në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës (VIDEO)
Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)
Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona
- 14:38 Vatër zjarri në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës (VIDEO)
- 14:29 Thirrjet e Evropës për paqe në Ukrainë, Peskov: Po bisedimeve, jo ultimatumeve
- 14:16 “Më lutej për foto”, Trump për Meloni: I ra popullariteti në Itali pasi i ktheu shpinën SHBA-së, tani do sërish të jemi miq
- 13:59 Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)
- 13:55 Medvedev: Izraeli i pakënaqur me marrëveshjen SHBA-Iran, mund të kërkojë veprime të mëtejshme
- 13:49 Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona