EMRI/ Aksident i rëndë në Kombinat, drejtuesi i motorit vdes pasi u përplas nga kamioni
24 Prill 2026 |
11:21
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku një 61-vjeçar i cili po lëvizte me motor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë Komisariatit Nr.6 kur një kamion ka goditur motorin me të cilin po lëvizte viktima, në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit 61-vjeçari Ylmi Dedja, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen fatale.


Lajme të Sugjeruara
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij