Kritikat e Pjerin Ndreut për reformën territoriale, përgjigjet Ervin Demo

24 Prill 2026 | 13:16

Reforma territoriale duhet të garantojë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë. Kështu ju përgjigj ministri për pushtetin vendor, Ervin Demo kritikave të kryebashkikaut socialist të Lezhës Pjerin Ndreu, i cili gjatë dëgjesës së komisionit të posaçëm të reformës territoriale në këtë qytet 2 ditë më parë foli për uzurpim të kompetencave të pushtetit vendor.

“Një tendencë për të uzurpuar gradualisht kompetencat e pushtetit lokal dhe për ta kthyer pushtetin lokal në një xhep te qeverise dhe kjo duhet të ndalet me këtë reformë”, qe shprehur Ndreu.

Këtyre kritikave të dy ditëve më parë të kryebashkiakut socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu gjatë dëgjesave të komisionit të posacëm të reformës territoriale mbajtur në këtë qytet i është përgjigjur ministri i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo.

Pas mbledhjes së qeverisë, Demo deklaroi se reforma territoriale duhet të garantojë forcimin e bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve.

“Mendimet e të gjithë aktorëve por jo vetëm, të gjithë të jenë të përfshirë dhe të japin qëndrimet e tyre sa i përket reformës dhe për ato që janë konstatuar në 10 vitet e fundit. Besoj që ka shumë për të diskutuar për çështjet që kryetari i bashkisë Lezhë ka ngritur. Komisioni është aty për të adresuar disa elementë që kanë të bëjnë me funksionet e bashkive. Kuptohet që qeveria qendrore nuk do të bjerë gjithnjë dakord me bashkitë. Ajo që duhet të garantojmë është që bashkitë duhet me ato çfarë kanë, kompetenca të deleguara apo që burojnë nga ligji, të jenë më të forta dhe të ofrojnë shërbime më të mira në territor”, tha Demo.

Demo njoftoi se 4 bashki kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të Paktës së Maleve duke e dërguar në 40 numrin total të bashkive.

Po ashtu në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi për të rritur shpërblimet për sportistët elitarë, vendim i cili do të hyjë në fuqi brenda këtij muaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026