Hegseth: Lufta për Ngushticën e Hormuzit është më shumë lufta e Evropës sesa e SHBA-së
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kritikoi ashpër aleatët evropianë të premten në mëngjes që nuk i japin ndihmë të mjaftueshme SHBA-së në luftën e saj kundër Iranit, duke thënë se SHBA-të po mbrojnë Ngushticën e Hormuzit dhe se situata është shumë më tepër lufta e tyre sesa e SHBA-së.
“Ne nuk po mbështetemi te Evropa, por ata kanë nevojë për Ngushticën e Hormuzit shumë më tepër sesa ne, dhe mund të duan të fillojnë të flasin më pak dhe të zhvillojnë konferenca më pak luksoze në Evropë dhe të hipin në një barkë”, tha Hegseth gjatë një konference për shtyp në Pentagon.
“Kjo është shumë më tepër lufta e tyre sesa e jona”, theksoi më tej ai.
Hegseth dhe Presidenti Donald Trump i kanë kritikuar vazhdimisht aleatët e SHBA-së, veçanërisht ata në NATO, që nuk ndihmojnë SHBA-në pasi ajo filloi operacionet luftarake kundër Iranit më 28 shkurt.
Trump sulmoi ashpër aleatët evropianë muajin e kaluar, duke thënë se SHBA-të “nuk kanë nevojë për ndihmë në të vërtetë”, pasi këmbënguli që vendet e tjera duhet të dërgojnë asete detare për të ndihmuar në shoqërimin e cisternave të naftës që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve