Gjenerali Gecaj: SHBA dhe Irani po fitojnë kohë, mund të pasojë një luftim edhe më i ashpër

24 Prill 2026 | 21:55

Gjenerali Hysen Gecaj në një lidhje live nga Prishtina për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Gecaj gjatë fjalës së tij u shpreh se palët si Irani dhe SHBA kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të fituar kohë duke rigrupur forcat ushtarake.

Sipas tij në rast se nuk do të ketë ulje në tavolinë mund të nisin luftime edhe më të ashpra. Ai shtoi se mendon që deri në momentin e fundit palët do të tentojnë që maksimalisht të realizojnë kërkesat e tyre teksa shprehu shpresën e tij që ata të ulen dhe të bisedojnë.

“Kam përshtypjen që edhe nisja, vetëfillimi i kësaj lufte apo konflikti me Iranin nuk ishte e parapërgatitur sa duhet dhe si duhet. Unë kam përshtypjen që kjo nuk ka qenë nguti i personelit ushtarak apo ushtarakëve të cilët e dinë fare mirë se çfarë përgatitjesh duhet të bëhen për të filluar një luftë.

Por më tepër ka qenë presioni i presidentit për të filluar një sulm mbi Iranin duke shpresuar që do ta realizojë qëllimin e vet dhe synimin e vet shumë shpejt, marrë parasysh resurset që i ka ushtarake dhe ekonomike. Mirëpo ja që tani kemi ardhur deri te një moment ku duhet të ndryshohet qasja ndaj këtij problemi në përgjithësi dhe për këtë arsye edhe është vazhduar me këtë afatin dhe dhënien e mundësisë së një dialogu.

Mirëpo kjo mundësi për dialog sigurisht që do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë e veta përmes ndërmjetësve të dialogut, qoftë nga ana amerikane, qoftë nga ana iraniane dhe deri më tani po shohim se ka taktizime nga të dyja palët për të ardhur deri te një momentum i cili i sjell përfitime njërës apo tjetrës palë.

Në pjesën e parë të bisedimit me juve thashë që të dyja palët këtë periudhë e kanë shfrytëzuar për rigrupimin e forcave të tyre ushtarake dhe një mbështetje më të madhe logjistike të nevojshme për vazhdimin e luftimeve më tej dhe kjo nënkupton që pas humbjes së shpresës për një ulje në tavolinë dhe për të biseduar dhe për të zgjidhur këtë problem me paqe atëherë mund të pasojë edhe një luftim edhe më i ashpër se që ka ndodhur në këtë fazën e parë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026