“PDK nuk do të propozojë emër për president”, Hamza: Oferta s’është serioze

25 Prill 2026 | 12:28

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes për propozimin e tre kandidatëve për pozitën e presidentit të shtetit bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kryetari i këtij subjekti, Bedri Hamza tha se kërkesa e LVV-së është manovër politike.

“Ky është një nga propozimet e radhës me qëllim vetëm të gjejë fajtorë për të adresuar moasaftësinë e tij. Ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë veprimet e nevojshme jo për të tentuar me oferta të minutave të fundit. Andaj në PDK kjo çështje është e mbyllur, është diskutuar gjerë e gjatë, është bërë publike që përkundër rolit konstruktiv nuk kemi pasur mirëkuptim nga zoti Kurti dhe Vetëvendosje. Për PDK-në kjo çështje është e mbyllur. Nuk është ofertë kjo. Aspak nuk është serioze”, ka shtuar Hamza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026