“Kryengritja paqësore është zgjedhja jonë”, Berisha: Protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët këtë të shtunë.
Berisha u ndal në një sërë çështjesh, ku foli edhe për protestën e radhës, e cila do të zhvillohet më 8 maj. Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se protesta paqësore mbetet zgjedhja e partisë demokratike, duke theksuar se qëllimi final është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës.
“Së pari, nuk na dikton njeri ne dhe nuk na e ka diktuar taktikën tonë. Kryengritja paqësore është zgjedhja jonë. Me besimin e plotë se kjo është më e mira. Vija e kuqe e jona është protesta gjerë në rrëzimin e Edi Ramës. E lodhshme, rraskapitëse, e mundimshme, por ne këtë kemi zgjedhur.
Vija e kuqe e jona si protestë, gjer në rrëzimin e Edi Ramës është jetike jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për Partinë Demokratike por dhe për Shqipërinë, që të ketë një opozitë me zë të fuqishëm. Ata që mërziten nga protesta e Partisë Demokratike, gabojnë, në qoftë se janë kundërshtarë të regjimit. Gabojnë shumë.
Protesta e Partisë Demokratike është zëri i atyre qytetarëve që guxojnë të dalin në rrugë. Për çfarë çështjesh? Dalin në rrugë për çështje të cilat janë njëlloj rrënuese për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet politike. Mendo pak njëherë sikur Partia Demokratike të mos dilte në rrugë, po të ndiqte shumicën e heshtur. Çfarë do të thoshte kjo për Shqipërinë? Çfarë do thoshte? Do të keni një gjë parasysh, se Shqipëria sot është një diktaturë autoritare.
Një diktaturë autoritare që dallon nga diktaturat totalitare, sepse kjo e pranon pluralizmin. Por kjo e shtyp pluralizmin. E shtyp pluralizmin. Ata të cilët kanë një dyshim në këtë, më lejo t’u shtrojmë pyetjen bashkë. Në të cilin regjim arrestohen si persona nën hetim vitin elektoral liderët e opozitës? A mund të realizoni ju se ç’do të thotë kjo? Në të cilin regjim? Vitin elektoral arrestohen liderët e opozitës si persona nën hetim. Cili është qëllimi i këtij, i këtij arrestimi? Qëllimi i tij është një dhe vetëm një, të marrë të grabisë zgjedhjet me çdo kusht. Në të cilin regjim përdoren kartelet e drogës për të përcaktuar rezultatet e zgjedhjeve, siç e përcaktuan në Durrës, siç e përcaktuan në Elbasan, siç e përcaktuan në Vlorë, në Fier dhe një seri qytetesh të tjera.
Partia Demokratike është në një proces riorganizimi, ripërtëritje, në demokratikun që ka njohur. Partia Demokratike ka garë, në të cilën janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë. Kurrë, kurrë, Edi Rama nuk do mund të përcaktojë kryetarin e kësaj partie. Për këtë të garantoj. Dhe çdo demokrat është i mirëpritur të, në garë, është i mirëpritur të zërë pozicionin dhe siguroj që po bëhet shumë punë për hapësira gjithnjë më të mëdha për të rinjtë, po kryetarin e kësaj partie do e caktojnë vetëm demokratët me votën e tyre dhe asnjëherë askush tjetër”, është shprehur Berisha.
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet