Berisha: Rama nuk mund të përcaktojë drejtuesin e PD, e zgjedhin demokratët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi të shtunën një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ku foli edhe lidhur me zgjedhjet për drejtuesin e ri të PD.
Berisha tha se Partia Demokratike ndodhet në një proces riorganizimi dhe ripërtëritjeje, ndërsa theksoi se kreun e ri të partisë e zgjedh anëtarësia dhe nuk ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm.
“Partia Demokratike është në një proces riorganizimi, ripërtëritje, në demokratikun që ka njohur. Partia Demokratike ka garë, në të cilën janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë. Por ka një kusht, i dashur Kris. Kurrë, kurrë, Edi Rama nuk do mund të përcaktojë kryetarin e kësaj partie. Për këtë të garantoj. Dhe çdo demokrat është i mirëpritur të, në garë, është i mirëpritur të zërë pozicionin dhe siguroj që po bëhet shumë punë për hapësira gjithnjë më të mëdha për të rinjtë, po kryetarin e kësaj partie do e caktojnë vetëm demokratët me votën e tyre dhe asnjëherë askush tjetër”, tha Berisha.
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret