Kombinat, goditet një tjetër rast i lojërave të fatit të paligjshme

26 Prill 2026 | 11:52

Vijojnë operacionet e Policisë së Shtetit kundër lojërave të fatit të paligjshme ndërsa këtë të diel, në zonën e Kombinat, është zbuluar një tjetër lokal ku vendoseshin baste përmes kompjuterëve dhe celularëve.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, specialistët për hetimin e krimeve kibernetike kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas: E. P., 28 vjeç, administrator i lokalit, dhe F. Gj., 30 vjeç, punonjës në këtë subjekt.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar celularë dhe kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026