Burrë e grua u vranë në atentat, detaje të reja, ishin prindër të katër fëmijëve, bashkëshorti i dyshuar më parë për vrasje

26 Prill 2026 | 17:48

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë në Lezhë, teksa bëhet me dije se çifti i bashkëshortëve Mujeci që mbetën vikitma, ishin prindër të katër fëmijëve të mitur. Të dy ata merreshin me bujqësi dhe blegtori në zonë.

Ndërkaq, mësohet se Kreshnik Mujeci ishte një i dyshuar për një vrasje të mëparshme, por Gjykata e Shkodrës e la të lirë.

Atentati ndodhi këtë të dielë në fshatin Balldre të Lezhës. Kreshnik dhe Gentiana Mujeci u vranë në mjetin tip “Audi” me të cilin udhëtonin.

Për këtë ngjarje ka folur dhe  Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë ku theksoi se makina u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

“Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Po punojmë intensivisht për kapjen e autorëve”, u shpreh Arben Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë.

Kreu i policisë tha se ende nuk ka të dhëna zyrtare për motivet e ngjarjes.

“Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat, po kryhen të gjitha veprimet operative policore në terren edhe në bashkëpunim me qarqet e tjera. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë të tyre. Do kemi një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të mediave për të marrë një material zyrtar dhe të plotë. Jemi duke kryer veprime, kështu që unë ju falënderoj që e morët këtë prononcim dhe do desha që ne të vazhdojmë me detyrat dhe funksionet e hetimit drejt zbardhjes të kësaj ngjarjeje të rëndë!“, tha kreu i policisë së Lezhës.

Çifti i bashkëshortëve që u vranë në atentat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026