Dinamo Zagreb rikthen dominimin, shpallet kampione e Kroacisë
Dinamo Zagreb ka rikthyer supremacinë në futbollin kroat, duke u shpallur kampione për herë të 26-të në histori. Pas një sezoni ku titulli u mungoi vetëm për herë të dytë në dy dekadat e fundit, skuadra nga kryeqyteti korrigjon menjëherë “anomalinë” dhe rikthehet në fron.
Barazimi pa gola mes Hajduk Split dhe HNK Rijeka vulosi matematikisht triumfin e Dinamos, e cila kishte krijuar një diferencë të pakapshme prej të paktën 12 pikësh katër javë para fundit. Edhe përpara sfidës së kësaj të diele ndaj NK Varaždin, titulli ishte tashmë i sigurt, falë edhe avantazhit në përballjet direkte me rivalët.
Skuadra e Zagrebit nuk ndalet me kaq, pasi synon të kompletojë sezonin me “dopietë”. Dinamo do të përballet sërish me Rijekën në finalen e Kupës së Kroacisë më 13 maj, në një ndeshje që premton spektakël.
Një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni ka qenë sulmuesi Dion Beljo. I transferuar verën e kaluar nga Rapid Vienna, ai ka shkëlqyer me 28 gola në 31 ndeshje. Forma e tij në muajt e fundit ka qenë vendimtare, me 14 gola të realizuar vetëm që nga fillimi i marsit, duke e kthyer në një nga figurat kyçe të suksesit të Dinamos.
Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta
Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…