Brigitte Macron, rrëfimet e zonjës së parë në Franë: Kam parë errësirën e botës, ndonjëherë ndihem e trishtuar si kurrë më parë
Zonja e Parë Brigitte Macron rrëfehet në një intervistë të rrallë për gazetën franceze La Tribune. Një lloj bilanci i viteve të saj në Elize, ku hyri më 15 maj 2017 duke shoqëruar bashkëshortin e saj Emmanuel Macron dhe nga ku do të largohet në pranverën e vitit të ardhshëm, pas zgjedhjeve të reja presidenciale (në të cilat Macron nuk mund të kandidojë, pasi Kushtetuta ndalon një mandat të tretë radhazi).
Brigitte Macron, 73 vjeçe, ish-mësuese e gjuhës frënge, tregon se mban një ditar që e ndihmon të përballojë momentet e vështira dhe që nuk ia ka treguar kurrë askujt.
“Ndonjëherë e kam të vështirë të shoh qiellin blu. Më parë kisha një jetë normale, fëmijë, një punë, ulje-ngritje, si të gjithë. Këtu në Elize këto vite kanë kaluar kaq shpejt… Kanë qenë kaq intensive. Kam parë errësirën e botës, marrëzinë, ligësinë. Ndonjëherë jam e trishtuar si kurrë më parë”.
Në janar, disa nga ngacmuesit online të Brigitte Macron, të akuzuar për përhapjen ose ripublikimin e fyerjeve dhe zërave lidhur me identitetin e saj gjinor dhe diferencën e moshës me presidentin, u dënuan me dënime deri në tetë muaj burg me kusht.
Gjatë procesit, vajza e Brigitte Macron, Tiphaine Auzière, 41 vjeçe, ndërhyri në sallën e gjyqit për të denoncuar “vënien sistematike në dyshim të identitetit, seksit dhe integritetit” të nënës së saj. Ajo gjithashtu denoncoi “përkeqësimin e gjendjes shëndetësore” të Brigitte Macron, e cila ka vuajtur nga një fushatë dezinformimi që është përhapur në nivel global. “Ky vorbull, që nuk ndalet kurrë, ka një ndikim gjithnjë në rritje në kushtet e saj të jetesës dhe në gjendjen e saj shëndetësore”, kishte shtuar ajo.
Çifti presidencial ka vendosur të luftojë fyerjet dhe teoritë e konspiracionit që i prekin në rrugë gjyqësore, në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara. Në muajt e ardhshëm pritet një proces edhe në Delaware, veçanërisht kundër influencueses amerikane Candace Owens. Emmanuel dhe Brigitte Macron janë shprehur të gatshëm të dëshmojnë në gjykatë dhe të paraqesin provat e nevojshme për të dënuar ata që përhapin lajme të rreme për ta./CorriereDellaSera
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve