Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi! Hoxha dhe Dhuka raportojnë

27 Prill 2026 | 09:17

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në një takim të zgjeruar në Pallati i Brigadave, ku në fokus do të jetë si procesi i integrimit europian, ashtu edhe organizimi i brendshëm i socialistëve.

Mbledhja nis në orën 10:00 me hapjen dhe fjalën e kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla. Më pas, drejtuesit politikë në qarqe do të raportojnë mbi ecurinë e punës në terren dhe problematikat e evidentuara në organizatat socialiste.

Një nga pikat kyçe të rendit të ditës lidhet me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka pritet të raportojnë mbi ecurinë e procesit, kalendarin e reformave dhe masat e reja, me fokus të veçantë te Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Në vijim do të paraqitet edhe një raport mbi detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar, ndërsa diskutimet do të jenë të kufizuara në kohë për çdo folës.

Takimi përmbyllet me një tjetër moment politik, në kuadër të “Majit të Europës” dhe 35-vjetorit të PS-së, ku pritet fjala e kryeministrit Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026