“Kurti do kontroll mbi Presidentin, sepse ka ndikim mbi gjyqësorin!” Nurellari zbërthen skenarin politik

27 Prill 2026 | 10:18

I ftuar në emisionin “Review” nga Greta Topjana, politologu Adri Nurellari analizoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke hedhur dyshime mbi strategjinë e kryeministrit Albin Kurti për kontrollin e institucioneve.

Sipas Nurellarit, Kurti po ndjek një skenar të mirëkalkuluar për të shtënë në dorë postin e presidentit, ndërsa publikisht paraqitet sikur po kërkon një kandidat konsensual. Ai e cilëson këtë si “teatër politik”, që synon t’ia faturojë përgjegjësinë opozitës për moszgjedhjen e kreut të shtetit.

Analisti thekson se në rast se përfundon mandati i presidentit pa një zgjidhje, Kushtetuta parashikon që detyra t’i kalojë përkohësisht kryetarit të Kuvendit. Në këtë kontekst, ai përmend emrin e Albulena Haxhiut si një figurë kyçe, të cilën e konsideron si “njeri besnik” të Kurtit.

“Ky është skenari më i preferuar i Kurtit, sepse i siguron një presidente që i përshtatet plotësisht profilit dhe interesave të tij”, u shpreh Nurellari, duke shtuar se përpjekjet për zgjedhjen e Haxhiut kanë qenë të vazhdueshme, përfshirë dhjetëra seanca parlamentare.

Në analizën e tij, Nurellari ndalet edhe te raporti i Kurtit me presidenten aktuale Vjosa Osmani, duke theksuar se mes tyre ka pasur një konflikt të heshtur institucional. Sipas tij, Osmani nuk ka qenë gjithmonë në një linjë me kryeministrin, veçanërisht në çështje emërimesh dhe dekretesh.

Ai pretendon se mungesa e dakordësisë mes dy institucioneve ka bllokuar emërimin e një numri të madh ambasadorësh dhe funksionarësh të drejtësisë, për shkak të nevojës për firmën e presidentit.

“Presidenti në Kosovë nuk ka rol thjesht ceremonial, por kompetenca të gjera në emërime, verifikime dhe procedura ligjore”, theksoi Nurellari, duke përmendur ndikimin në Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial dhe Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, lëvizjet e fundit të Kurtit, përfshirë emërimet në diplomaci menjëherë pas ndryshimeve në Kuvend, nuk janë rastësi, por pjesë e një strategjie për të pasur një presidente “të bindur”, që do të firmosë pa pengesa vendimet e qeverisë.

Në përfundim, Nurellari paralajmëron se kjo situatë mund të shtyjë krizën institucionale për disa muaj, ndërsa balanca e pushteteve në Kosovë mbetet në një pikë delikate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026