Marrëveshja me SHBA e Greqinë, ambasadorja amerikane në Athinë: Forcon sigurinë rajonale
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Ambasadorja amerikane në Greqi ishte këtë të martë në Tiranë, ku mori pjesë në ceremoninë e një marrëveshjeje energjetike rajonale për furnizimin me gaz të lëngshëm nga SHBA, me vlerë rreth 6 miliardë dollarë, në bashkëpunim mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit, përfshirë Greqinë dhe Shqipërinë në kuadër të projektit.
Gjatë fjalës së saj, Kimberly Guilfoyle bëri të ditur se marrëveshja e rëndësishme 20-vjeçare në fushën e energjisë ka si qëllim furnizimin e Europës jugore me gaz të lëngshëm nga SHBA-të.
“Çfarë nderi që jemi këtu në Shqipëri, një partnere e palëkundur e SHBA dhe vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën, krah mikut tonë Edi Rama. Ka dy marrëveshje të rëndësishme që po nënshkruhen sot, marrëveshja 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror që tregon se Shqipëria po luan një rol në rritje si një ndërlidhës në BP. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare. Memorandumi i mirëkuptimit për vënien në veprimtari të një qendre thelbësore energjetike, përfshirë një impiant gazi, dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme në të mirë të qytetarëve. Në sektorin energjetik, siguria dhe ekonomia shkojnë krah për krah. Presidenti Trump ka qenë kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike. Administrata Trump e ka ngritur si një shtyllë në mbarë botën. Ndërsa flasim për fuqi rajonale, dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri–Greqi. Janë më shumë se fqinjë të afërt dhe bashkëpunim ekonomik. Kur SHBA-të, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton”, tha ajo në konferencën për shtyp.
Thirrje për ndihmë/ Familja e policit të rënë në krye të detyrës Enea Mekolli hapin GoFundMe
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori
GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan