“Nuk nxirret pushka në gra dhe fëmijë”, flet pajtuesi i gjaqeve: Është tejkaluar çdo lloj kodi
Selim Abazi, misionar i Pajtimit të Gjaqeve, tha në emisionin “Now” në “Euronews Albania” se vrasja e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci dy ditë më parë në Balldren të Lezhës ka tejkaluar çdo lloj kodi e Kanuni.
Sipas tij, ngjarja e Lezhës nuk mund të quhet gjakmarrje, pasi sipas Kanunit nuk nxirret arma mbi gra dhe fëmijë.
“Këto lloj vrasjesh nuk ndodhin, janë të vështira edhe për kanunin, se nuk nxirret pushka për gra dhe fëmijë. Edhe kanuni dhe çdo lloj kodi, nuk mund të themi që është vrasje për gjakmarrje, ata nuk kanë pasur mendje të ruajnë të tjerët, këtu është kaluar çdo lloj kodi. Fjalën gjakmarrje mund ta përdorë kushdo, po gjakmarrje nuk është. Sipas kanunit është: më vrave të vrava, pushka nuk drejtohet mbi gra e fëmijë, është një vrasje makabre. Tani nuk kemi vetëm 2 familje në gjak, se kemi edhe nënën e 4 fëmijëve që ka baba e vëllezër. Derisa kanë dalë ta marrin hakun në atë farë feje, sipas tyre aty mund të vrasësh këdo”, tha ai.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj