Dedë Shullani apel për pajtim: Konfliktet të zgjidhen me dialog, jo me gjakmarrje

30 Prill 2026 | 18:40

Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dede Shullani, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lezhë, duke theksuar se ajo bie ndesh me parimet themelore të kanunit.

Sipas Shullanit, në asnjë pikë të kanunit nuk lejohet vrasja apo ngujimi i grave. Ai nënvizoi se e njëjta vlen edhe për fëmijët, të cilët konsiderohen të paprekshëm dhe nuk mund të bëhen objekt i hakmarrjes.

Dede Shullani   Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë

“Kanuni nuk parashikon asnjë nen që lejon vrasjen e gruas, për asnjë motiv, as të fëmijëve, dhe as mbylljen e grave apo fëmijëve brenda. Nuk është vrasja e parë që ndodhin raste të tilla në Shqipëri, ku janë vrarë çifte, si sot ashtu edhe shumë vite më parë. Burrë e grua janë bashkëshortë të jetës dhe shpesh u ka ndodhur të jenë së bashku në të njëjtin rrezik, si në rastin në Lezhë, ku gruaja ka qenë me bashkëshortin e saj. Ata që kanë kryer vrasjen kanë qëlluar drejt automjetit dhe si pasojë ka mbetur viktimë edhe gruaja. Por kanuni nuk thotë asnjëherë të vritet gruaja apo fëmijët. Ata që i bëjnë këto veprime dhe i justifikojnë me kanunin gabojnë, pasi nuk e kanë lexuar dhe kuptuar atë saktë dhe në mënyrë të plotë”, thotë Dedë Shullani, kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë.

Duke e cilësuar ngjarjen në Lezhë si tepër të rëndë, Shullani u bëri thirrje qytetarëve që të mos i lënë konfliktet e vjetra të zvarriten, por të gjejnë rrugën e dialogut dhe mirëkuptimit. Ai theksoi se zgjidhja e vetme për situata të tilla mbetet ulja në tryezë dhe arritja e faljes mes palëve.

Ai theksoi se fenomeni i gjakmarrjes nuk duhet të identifikohet vetëm me veriun e Shqipërisë, pasi raste të tilla hasen në të gjithë vendin.

“Zona e veriut është një zonë si të gjitha zonat e Shqipërisë të tjera, është një zonë me tradita, me karakter, me vlera njerëzore, me burrni e me dinjitet. Si në të gjitha zonat e Shqipërisë ndodhin probleme dhe në veriun e Shqipërisë. Familje të prekura nga këto probleme ka gjithkund si në tërë Shqipërinë. Nuk jemi ne më të theksuar se pjesa tjetër e vendit”, shprehet Shullani.

Në përfundim, Shullani apeloi për reflektim dhe përgjegjësi shoqërore, duke i bërë thirrje qytetarëve që të shtrijnë dorën e pajtimit dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më paqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026