Festivali i koreve greko-shqiptare bashkon kulturat në Korçë

1 Maj 2026 | 18:02

Për të tretin vit me radhë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë organizohet festivali i koreve të miqësisë Greko-Shqiptare

Kësaj radhe në këtë festival kanë marrë pjesë grupe korale nga Athina, Evia dhe Kalamata ndërkohë që Shqipëria është përfaqësuar me korin e njohur “Lira” si dhe një grup korale të një shkolle në qytetin juglindor

Për Aleksandër Ikonomidhi, këngët e serenates korçare dhe greke ngjasojnë shumë me njëra tjetrën. Kjo vjen e për shkak se vendet fqinj këndojnë këngët e njeri tjetrit por ajo që është shumë e rëndësishme, është fakti se këngët bashkojnë jo thjesht muzikën por me shumë se kaq.

Edhe për drejtuesit e koreve greke, këngët jo vetëm korçare e të qyteteve greke ngjajnë me njëra tjetrën por i gjithë Ballkani ka dhënë e marrë në muzikë

Ajo çfarë është shumë e rëndësishme për krijuesit e muzikës greke është fakti se këngët e serenates janë këngët e kënduara jashtë skenave dhe si të tilla tingëllojnë me mire kur këndohen jashtë saj, por kjo nuk do të thotë se skena nuk u rri mirë.

“Nuk mund të themi se kemi muzikë të njëjtë por kemi shpirt të njëjtë. Muzika ballkanike veçon nga ajo europiane. Muzika korçare ngjason me atë greke dhe shkojnë mirë me njëra tjetrën. Për ne ky koncert tregoi se historia bëhet nëpërmjet muzikës”, tha Giorgios Kokknis

“Kanë ngjashmëri sepse jemi afër dhe muzika shkon. Mendoj që të dyja popujt kanë marrë dhe dhënë nga njëra tjetra, gjuha e muzikës është ndërkombëtare”, theksoi Tita Terzi.

“Shqipëria dhe Greqia kanë shumë të përbashkëta. Festivalet jane njësoj por gjuha ndërkombëtare na bashkon. Ne kuptohemi mire sepse ky është festivali i tretë. Tregon diçka ky bashkim. Serenata greke me serenaten korçare janë motra”, u shpreh Vangjel Kotsou.

Festivali i koreve është ndjekur mbrëmë nga artdashës të shumtë jo vetëm korçare por e greke të ardhur enkas për festivalin e miqësisë Greko – Shqiptare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri, duke kërkuar...
14:21 | 17/06/2026

Në 4 muaj futën në Shqipëri 30 mln euro cash, zbardhen detaje nga dosja e megaoperacionit të SPAK

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e megaoperacionit të SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, ku zbulohet se vetëm në...
14:19 | 17/06/2026

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe policia

Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në afërsi vendgrumbullimit të mbetjeve pranë zonës së Inceneratorit të Elbasanit, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe...
13:57 | 17/06/2026