Tensione gjatë votimit për kryetarin e PD Korçë, anëtarët nuk gjejnë emrin në lista (VIDEO)
Pas debateve të shumta mëngjesin e sotëm dhe takimit që drejtuesi politik i Qarkut të Korçës Ivi Kaso ka pasur me dy kandidatët Irvin Bode dhe Harito Zoto, si dhe deputetët Fidel Kreka dhe Ledina Alolli dhe kryetarin aktual të PD të Korçës Dhimitraq Çyfeku, është vendosur për rifillimin edhe njëherë tjetër për procesin e votimit.
Nuk ka zgjatur shumë pasi simpatizantë dhe anëtarë të PD që nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listat e votimit për kryetarin lokal kanë shkuar deri atje sa kanë grisur gjithë fletët e votimit.
Procesi i votimit u pezullua dy herë pasi disa persona tentuan të votonin pa figuruar në listat e anëtarësisë ose pa dokument përkatës. Ivi Kaso tha se gjithçka lidhet me zbatimin e rregullave, ndërsa kandidati Harito Zoto kundërshtoi, duke theksuar se shumë anëtarë mungojnë padrejtësisht nga listat.
Komisioni pritet të sjellë edhe njëherë tjetër listat për të vijuar procesin e votimit por duket se tensionet vijojnë të jenë të pranishme brenda ambienteve të kësaj dege.
LIVE- Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja nga Shkodra
- 20:07 LIVE- Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 19:23 Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore