Aksident në aksin Elbasan–Peqin, mjeti del nga rruga, mbeten tre të plagosur

3 Maj 2026 | 15:52

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Pajovë.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se shoferi është ai që ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026