Dokumenti i kandidatit për ambasador. Eric Wendt flet për ndikimin e biznesit dhe shmangien e konfliktit të interesit

4 Maj 2026 | 15:52

Një marrëveshje etike e firmosur më 17 mars 2026 nga kandidati për ambasador të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, përshkruan masat që ai do të ndërmarrë për të shmangur konfliktet e interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Dokumenti përcakton se Wendt nuk do të marrë pjesë në vendimmarrje që lidhen drejtpërdrejt me interesa financiare personale apo të personave të lidhur me të, përfshirë familjarët dhe organizatat ku ai mund të ketë rol. Në raste të tilla, ai parashikon të tërhiqet nga procesi vendimmarrës ose të kërkojë autorizime sipas legjislacionit përkatës amerikan.

Në tekst  theksohet gjithashtu angazhimi i kandidatit për ambasador për shmangien e konfliktit të intresit në lidhje me kompanitë që operojnë në Shqipëri.  

Si pjesë e angazhimeve, Wendt deklaron se do të shesë aksionet e tij në Tesla, Inc. brenda 90 ditëve nga konfirmimi, si dhe do të monitorojë investimet e tij për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen. Dokumenti parashikon gjithashtu kufizime në përfshirjen e tij në çështje që lidhen me institucionin ku është e punësuar bashkëshortja.

Marrëveshja është hartuar në përputhje me kërkesat ligjore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për transparencë dhe etikë në emërimet publike dhe pritet të publikohet nga autoritetet përkatëse pas përfundimit të procesit të konfirmimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e...
16:42 | 11/07/2026

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe...
16:14 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026