Ambasadorja Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të vijojë, ta bëjmë atë realitet
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se reforma në drejtësi duhet të vijojë dhe se duhet të bëhet realitet.
Gjatë konferencës së organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ku të pranishëm ishin edhe krerët e KLGJ dhe KLP, ajo tha se monitorimi i institucioneve të drejtësisë është esencial.
“Komiteti i Helsinkit ka monitoruar performancën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, u shpreh ambasadorja.
“Siç e kam thënë edhe më përpara, reforma në drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, nuk është e kollajtë, nuk ka për të qenë e përkryer. Por, ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe ne po ecim përpara dhe po e shikojmë hap pas hapi. Nganjëherë këto hapa janë të dhimbshëm, nganjëherë janë të vështirë, nganjëherë janë të bllokuar, por na duhet të lëvizim përpara”, shtoi ambasadorja.
Më herët, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në Facebook, theksoi se SHBA-ja mbështet përpjekjet e prokurorëve shqiptarë për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasada amerikane: SHBA-ja mbështet përpjekjet e prokurorëve për të fuqizuar shtetin e së drejtës
- ONM ankimon vendimin për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt, reagon ambasadorja Kim
- Drejtësia dhe apeli i Yuri Kim, Ylli Manjani: Ndërhyrja e ambasadës amerikane, presion i papranueshëm
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus