GJKKO dënon Shpend Sokolin, shiti 18 mijë llogari personale në SHBA

4 Maj 2026 | 15:55

Gjykata e Posaçme ka dënuar Shpend Sokolin për mashtrim kompjuterik me 3 vite e 8 muaj burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Në total, dënimi i dhënë ndaj tij ishte 5 vite e 6 muaj heqje lirie.

Sipas vendimit, ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestrimin e llogarisë së tij në platformën Binance dhe kthimin e provave materiale te personat që u përkasin.

Sokoli rezulton të jetë një nga personat e përfshirë në tregun e paligjshëm kibernetik RYDOX, ku tregtoheshin të dhëna për biznese dhe individë, kryesisht në SHBA. Nga ky aktivitet janë prekur rreth 18 mijë llogari.

Hetimet tregojnë se që nga shkurti i vitit 2016, platforma ka realizuar mbi 7600 shitje të dhënash, duke gjeneruar të ardhura prej të paktën 230 mijë dollarësh.

Në operacion kanë marrë pjesë FBI (zyra në Pittsburgh), Byroja Kombëtare e Hetimit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në Shqipëri, Prokuroria Speciale e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Policia Mbretërore e Malajzisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026