Berisha nga Kuvendi: Në krizën më të rëndë të çmimeve, ju u hoqët fermerëve subvencionet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me çmimet e naftës. Berisha theksoi se në një krizë të rëndë u hoqën subvencionet fermerëve.
Ai i ka cilësuar këto si politika për falimentimin e fermerëve dhe shpopullimin e vendit duke i larguar ata nga Shqipëria.
“Kjo është një politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por e shpopullimit, largimit të tyre. Shqiptarët e dinë mirë se një nga mjetet e largimit të tyre nga ferma, nga toka e tyre është nafta. Nafta që s’blihet dot. Dhe me krah, me paramend, nuk ja dalin dot. Ndaj dhe ata nisen. Ju vidhni, kurse ata marrin rrugët e dheut, Irlandën, Australinë, Norvegjinë, Alaskën, vendet më të largëta.
A ka mundësi, si ka mundësi që në kulmin e shtrenjtimit të naftës, ju u thoni atyre se jua hoqëm edhe subvencionin e naftës. Subvencionin të cilin e ka të gjitha vendet përreth. E kanë të gjitha vendet europiane. E shet me 1500 në pompë Maqedonia. Po fermerëve jua jep me një çmim ndër 1000.
Po kështu Kosova, po kështu Serbia, po kështu Gjermania, po kështu çdo vend europian. Kurse kreu juaj, kreu juaj, del e u thotë se e ka hequr Europa këtë, ka hequr, i thoshte një fermeri. Në një kohë kur Europa e ka dyfishuar.
Dhe këta fermerë të tjerë përveç shqiptarëve, marrin qindra milionë taksa nga taksat e fermerëve europianë, ndihmë nga IPARD-i. Kurse ju i morët e i vodhët të gjitha paret e IPARD-it dhe i privuat fshatarët shqiptarë nga 130 milionë euro. Të vetmit në rajon që s’marrin dot nga IPARD-i. E dini ju këtë apo jo? E dini sigurisht”, tha ai.
U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown