“Jemi prekur të gjithë”, Kuvendi mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

4 Maj 2026 | 17:49

Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë është hapur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të regjistruar një ditë më parë në zonën e Spitallës, në Durrës.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, gjatë fjalës së saj në hapje e cilësoi ngjarjen si thellësisht tronditëse, duke theksuar se humbja e jetëve në një moshë kaq të vogël përbën një dhimbje të rëndë njerëzore dhe shoqërore.

“Ngjarja në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, na ka prekur të gjithëve. Është një dhimbje e madhe për familjet, por edhe për shoqërinë në tërësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e prindërve që humbën fëmijët e tyre. U prehshin në paqe”, deklaroi Spahiu.

Aksidenti ndodhi dje, kur një automjet tip “Benz ML”, i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, përplasi tre të mitur. Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Për ngjarjen kanë reaguar Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të politikës nga të dyja kampet, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjet dhe kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026

Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)

Vijojnë të mbeten të larta tensionet përpara Parlamentit, ku po mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë që brenda sallës deputetët po vijojnë debatet dhe diskutimet...
12:47 | 30/06/2026

Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës të anulonte koncertin e artistit Kanye West, duke e cilësuar atë si simbol të...
11:58 | 30/06/2026