Operacioni antidrogë “Grupi”, shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit
Seanca gjyqësore për të arrestuarit në kuadër të operacionit antidrogë “Grupi”, i finalizuar fundjavën e kaluar, është shtyrë.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.
Në total janë lëshuar 24 urdhra ndalimi. Deri tani janë ekzekutuar 16 prej tyre, 8 gjatë operacionit të fundit dhe 8 të tjerë përgjatë periudhës njëvjeçare hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 8 personave të shpallur në kërkim.
Gjatë aksionit u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për shtetasit I. Sh., 38 vjeç; R. Z., 52 vjeç; G. Ç., 23 vjeç; A. B., 49 vjeç; N. S., 39 vjeç; L. F., 33 vjeç; J. I., 31 vjeç dhe M. Ç., 32 vjeç.
Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 39 vjeç, si dhe u kap një person në kërkim, P. Q., 54 vjeç, i shpallur nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar edhe 27 vendime gjykate për kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme. Si rezultat, policia ka sekuestruar 9 kg kanabis, një sasi kokaine të ndarë në doza, 5 peshore elektronike, 7 automjete dhe 17 telefona celularë.
Sipas policisë, hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe janë zhvilluar me metoda speciale, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat e Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit.
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 08:04 Protesta qytetare në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë
- 08:04 Rusia sulmon me dron një anije me mallra në Detin e Zi, humb jetën një person (VIDEO)
- 08:00 Google po i merr OpenAI fronin e IA-së për konsumatorët
- 07:59 Serbia shpëton kompaninë kineze nga sanksionet amerikane
- 07:56 Rama publikon pamjet e pastrimit të kryeqytetit pas protestës: Nisi për mjedisin, përfundoi duke ndotur vetveten
- 07:55 Gjermania kundër taksës për Ngushticën e Hormuzit, Wadephul kërkon garantimin e lundrimit të lirë