Detaje dhe pamje nga operacioni antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet dhe detaje nga operacioni antidrogë i koduar “Grupi”, i zhvilluar në qarkun Elbasan, me fokus goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të hetimeve janë lëshuar gjithsej 24 urdhra ndalimi, nga të cilët 16 janë ekzekutuar (8 gjatë operacionit të sotëm dhe 8 të tjerë gjatë periudhës njëvjeçare hetimore). Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 personave të tjerë që nuk janë gjetur në banesa.
Gjatë operacionit u bë e mundur ekzekutimi i 8 urdhrave të ndalimit për shtetasit I. Sh., 38 vjeç; R. Z., 52 vjeç; G. Ç., 23 vjeç; A. B., 49 vjeç; N. S., 39 vjeç; L. F., 33 vjeç; J. I., 31 vjeç dhe M. Ç., 32 vjeç.
Gjithashtu, gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 39 vjeç, si dhe u kap shtetasi në kërkim P. Q., 54 vjeç, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u ekzekutuan 27 vendime të Gjykatës për kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ndërsa janë sekuestruar 9 kg kanabis, një sasi kokainë e ndarë pjesërisht në doza, 5 peshore elektronike, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.
Sipas policisë, hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe janë zhvilluar me metoda speciale, duke synuar dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogës në Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe kapjen e personave në kërkim ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore