Ministria e Jashtme dënon sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe: Rrezikojnë stabilitetin rajonal

5 Maj 2026 | 14:35

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar duke dënuar ashpër sulmet me raketa dhe dronë të ndërmarra nga Irani ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas deklaratës, këto goditje të paprovokuara përbëjnë shkelje të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Në reagim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh solidaritet të plotë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u bën thirrje palëve për ulje tensionesh.

Reagim i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë sulmet më të fundit me raketa dhe dronë të ndërmarra nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat u vunë sërish në shënjestër të një agresioni të egër. Këto goditje të paprovokuara ndaj infrastrukturës kritike, përfshirë objektet energjetike, përbëjnë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë dhe të palëkundur me #EBA, udhëheqjen e saj dhe popullin e Emirateve, si edhe me partnerët tanë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Sulme të tilla janë të papranueshme dhe rrezikojnë më tej stabilitetin rajonal. Siguria në Lindjen e Mesme ka implikime të drejtpërdrejta për #Evropën dhe më gjerë. Prandaj, bëjmë thirrje për përmbajtje, ulje tensionesh dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj zgjidhjeve diplomatike.

Shqipëria do të vijojë të punojë ngushtë me partnerët e saj për të promovuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026