Peter Magyar akuza Orbanit: Ka vjedhur arkën e shtetit para se të largohet

5 Maj 2026 | 17:57

Kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Magyar, ka akuzuar qeverinë në largim të Viktor Orbán se synon të “boshatisë plotësisht thesarin e shtetit” në ditët e fundit të mandatit.

Në një reagim në Facebook, Magyar tha se, sipas një vendimi qeveritar që pretendon se e ka siguruar, po hapet rruga për shpenzime të pakontrolluara.

“Qëllimi nuk është vetëm të shpenzohen fondet e kontraktuara dhe të papaguara, por të merren edhe detyrime të reja në shumën më të madhe të mundshme. Kontrollet mbi prokurimet janë hequr plotësisht”, u shpreh ai.

Magyar paralajmëroi se deficiti buxhetor mund të arrijë në 6.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, mbi objektivin fillestar prej 3.9% dhe parashikimin e rishikuar prej 5%.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të ministrive që të mos marrin angazhime të reja dhe të kufizojnë shpenzimet vetëm në ato të nevojshme për funksionimin normal të shtetit.

Nga ana tjetër, qeveria i ka hedhur poshtë akuzat. Shefi i stafit të kryeministrit, Gergely Gulyás, deklaroi se pretendimet nuk janë të vërteta.

“Shteti ka autorizuar vetëm pagesat për vendimet e marra para zgjedhjeve dhe ka ndaluar marrjen e detyrimeve të reja që një ditë pas votimeve”, tha ai.

Debati vjen në një moment të ndjeshëm për financat publike në Hungari, ndërsa drejtues të tjerë ekonomikë kanë kërkuar gjithashtu frenim të shpenzimeve dhe kontroll më të fortë mbi deficitin.

Pas 16 vitesh në pushtet, partia e Orbán humbi zgjedhjet me 12 prill, ndërsa partia Tisza e drejtuar nga Magyar siguroi mazhorancën në parlament.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026