Dalin pamjet pak para aksidentit, shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti i drejtuar nga Radaçi

6 Maj 2026 | 08:00

Këto janë momentet pak para përplasjes tragjike, kur një kamera sigurie në zonë tregon shpejtësinë me të cilën po lëvizte automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi të dielën, më 3 maj, rreth orës 14:04, në lagjen nr. 15 në Durrës. Pak çaste më pas, ai dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur tre fëmijë të mitur.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. I mituri ndodhet ende në spital, ku po merr kujdes mjekësor dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Radaçi është arrestuar, ndërsa dyshohet se në momentin e ngjarjes drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ai njihej në zonë si person problematik, ndërsa sipas dëshmive të fqinjëve, shpesh kryente manovra të rrezikshme me automjet dhe konsumonte alkool.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026