Berisha në Kuvend: Shqipëria ka taksën më të lartë të naftës në botë

7 Maj 2026 | 13:47

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka hequr subvencionet e naftës për fermerët, duke e cilësuar këtë si “absurd”, “cinik” dhe “anti-shqiptar”.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se Shqipëria ka taksën më të lartë të naftës në botë, ndërsa fermerët shqiptarë, sipas tij, janë më të varfrit në Europë.

“Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në Parlament. Nuk ka akt më cinik ndaj 30-40% të shqiptarëve që jetojnë me djersën e ballit. Nuk ka qëndrim më të pashpirt. Vini këtu pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës së naftës”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi qeverinë se po ndjek politika që çojnë drejt shpopullimit të vendit, ndërsa solli si shembull çmimin e naftës për fermerët në Maqedoninë e Veriut.

“Fermeri i Maqedonisë së Veriut e merr me 100 lekë naftën, qytetari me 150 lekë. Si e shpjegoni ju këtë? Kryehajduti i Shqipërisë, me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët ta blejnë atë me 2.2 euro”, tha ai.

Berisha shtoi se të ardhurat nga TVSH-ja e naftës përkthehen në “dhjetëra milionë euro” të marra nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kritikoi edhe mungesën e kryeministrit në seancën parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
09:15 | 02/07/2026

BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e një tarife prej 3 eurosh për importet e tregtisë elektronike me vlerë të ulët që hyjnë në bllok nga...
13:17 | 01/07/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026